Mbretëresha Rania, model dhe admirim i vërtetë

27 tetor 15:17

Përgatiti: Elmedina Ismajli-Berlin

Lartmadhëria e saj Mbretëresha Rania Abdullah ka lindur më 31 gusht 1970 në Kuvajt, Ajo vjen me origjinë nga një familje palestineze nga qyteti Tulkarm. Babai i saj  u shpërngul në Kuvajt si një  pediatër ku edhe punoi në një spital në Kuvajt i cili u bë i njohur në një shoqëri të gjerë. Rania shkollën fillore e kreu në shkollën e re Britanike në Kuvajt, pastaj nga Universiteti Amerikan në Kajro në vitin 1991 mori një Bachelor në Administrim Biznesi. Ajo filloi karrierën e saj në fushën e  teknologjisë së informacionit dhe inovacionit, dhe më pas në sektorin bankar dhe Apple në Jordani.Rania, asnjëherë nuk kishte menduar për fronin mbretëror,por siç duket rruga drejt fronit me këtë pozitë të punës së saj i mundësoj asaj njohja me fatin, ngase banka në të cilën punonte ishte në pronësi të anëtarëve të familjes mbretërore.

Më 10 qershor 1993, ajo u martua me Princin Abdullah II biri i Mbretit Hussein, dhe më 7 shkurt 1999 mori kompetencat e tij kushtetuese  Mbret i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, kështu tani gruaja e tanishme e mbretit Abdullah u bë mbretëreshë në moshën 28 vjeç. Kjo ëndërr, e aspak e imagjinuar nga Rania tanimë u bë realitet, andaj  jo pa arsye thuhet: ”nuk do t’i shpëtoni fatit’, “ajo që ka për të ndodhur do të vije”.

Ajo është nënë e katër fëmijëve, fëmija i  parë i çiftit, Princi i Kurorës, Huseini, u shpall zyrtarisht trashëgimtar vetëm kur ishte 15 vjeç në vitin 2016, Princeshën Iman, Princeshën Salma dhe Princin Hashim.

Mbretëresha Rania në nivel Vendi:

Mbretëresha Rania përveç si grua dhe nënë, Ajo punon me të gjitha energjitë e saj për të përmirësuar cilësinë e jetës për jordanezët duke mbështetur përpjekjet e tyre dhe duke kontribuar në krijimin e mundësive të reja për ta. Në nivel vendorë, Madhëria e Saj ka bërë përpjekje të mëdha në fushat e zhvillimit të sistemit arsimor qeveritar, mbrojtjes së fëmijëve dhe familjeve, përmes shoqërisë, veçanërisht në mesin e të rinjve. Si kryetare e Fondacionit Jordan, organizatë joqeveritare që ajo krijoi në vitin 1995, Mbretëresha ndihmon gratë të marrin pjesë në jetën ekonomike të vendit dhe të krijojnë ndërmarrje të reja.Kështu Ajo vendosi të thyejë tabutë që vazhdojnë të pengojnë zhvillimin e një pjese të shoqërisë, ajo mbron të drejtat e grave, filloi një fushatë në shkallë të gjerë për të luftuar abuzimin e fëmijëve, krijoi qendrën e parë për viktimat e abuzimi dhe ndihmon në përmirësimin e bashkëveprimit të organeve shtetërore me organizatat lokale të përfshira në mbrojtjen e familjeve. Veprimet e saja ndikuan në mbështetje të paqes, zhvillimi i projekteve globale arsimore, kudo ajo mbron idetë dhe besimet e saj, tani ajo konsiderohet Mbretëresha e parë Arabe, me modestin e saj krijoi miqësinë me njerëzit e thjeshtë, Ajo i kushton shumë kohë punës bamirësie, veçanërisht duke ndihmuar fondet e fëmijëve.

Mbretëresha Rania në nivel botëror:

Ajo është një nga gratë më me ndikim në botë. Rania është e përfshirë në mënyrë aktive në politikën dhe ekonominë ndërkombëtare, Sharmi dhe fuqia e bindjes i lejojnë asaj të arrijë rezultate më shpejt se të gjithë strategjitë tjera të botës. Ajo ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm në të gjithë botën, dhe bënë pjesë në listën e 100 femrave më të fuqishme në botë.

Lartmadhëria e saj Mbretëresha Rania Abdullah ka marrë më shumë çmime vendore e ndërkombëtare dhe certifikata nderi si mirënjohje për përpjekjet dhe punën e saj në fusha të ndryshme si: 2018 Çmimi Personalitet Ndikues në Samitin “ Ndikimi i Mediave Sociale”, Emiratet e Bashkuara Arabe.2017 Çmim Vlerësimi për rolin e saj humanitar dhe përpjekjet në çështjet e fëmijëve  nga Fondacioni “Fashion Relief”, Francë. 2016 Çmimi Zemra e Artë  nga Charitable Heart for Children, Gjermani. 2016 Çmimi Humanitar nga Shoqata e Shtypit të Huaj, Mbretëria e Bashkuar.

2015 Çmimi Walter Rathenau nga Fondacioni Walter Rathenau, Gjermani.2013 Çmimi Global i Qytetarisë 2013 nga Këshilli Atlantik, SHBA. 2010 Mbretëresha Rania Al Abdullah u zgjodh në listën e Glamour “Gruaja e Vitit”, SHBA. 2010 Çmimi James C.. Morgani Humanitar, SHBA. 2010 Çmimi i Lidershipit të Dalluar, SHBA. 2009 Çmimi Presidencial i FIFA-s 2009 si mirënjohje për përpjekjet e saj në mbështetje të fushatës “Qëllimi 1: Edukimi për të gjithë”. 2008 Çmimi YouTube për Kreativitetin.

2007 Çmimi për veprën Humanitar, nga Shoqata Amerikane e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, SHBA. 2005 Çmimi  i nderit nga Organizata e Përgjithshme e Programit të Tregimeve Simsim, SHBA. 2002 Medalja e Artë Presidenciale Italiane nga Qendra Pio Manzo etj.

Gradime nderi

2001 Doktor Nderi në Drejtësi nga Universiteti i Exeter, Mbretëria e Bashkuar. 2008 Doktor Nderi në Shkenca Arsimore nga Universiteti i Jordanisë. 2008 Doktor Nderi në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Malaya në Malajzi. 2015 Doktor Nderi në “Shkenca për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar” nga Universiteti Sapienza në Itali. E shumë të tjera.

Gjatë  kohës së lirë nga politika dhe bamirësia, mbretëresha shkruan libra për fëmijë, më të njohurat janë: “The Sandwich Swap”, e cila u frymëzua nga jeta e saj personale dhe u shkrua me ndihmën e shkrimtares amerikane të tregimeve Kelly de Bocchio, është emëruar në listën më të shitur të New York Times në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi renditet e para në listën e librave për fëmijë. lista e librave me figura. Të ardhurat nga libri i shkojnë për të mbështetur projektin “Shkolla ime”, i cili sponsorizohet nga Mbretëresha Rania. Dhe po konsiderohet  libri më i shitur në Amerikë. Për kete Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe gruaja e guvernatorit të Kalifornisë Maria Shriver kishin komentuar librin dhe e konsideruan atë si një perlë të rëndësishme në fushën e letërsisë për fëmijë.

Libri “Bukuria e Përhershme”, të cilin e botoi në vitin 2008,pastaj Libri “Historia e Mamit”,pastaj një tregim me titull Maha Al Jabalia, i cili përfshihet në një koleksion të madh tregimesh nga më shumë se një autor, dhe libri u botua në vitin 2009 ,” Dhurata e mbretit, etj.

Tani ajo është një mbretëreshë edhe pse 51 vjeçare me pamjen e një super modele, dhe është jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e banorëve të Jordanisë. Si ikonë e modës, ajo paraqitet rregullisht në revista si Marie-Claire dhe Glamour. Në përgjithësi, mbretëresha ka vendosur një ekuilibër delikat midis shfaqjes me krenari të traditave të Jordanisë dhe lidhjes me njerëzit e thjeshtë, ndërsa shtyn gjithashtu për më shumë hapje dhe reforma. Ajo i jep Mbretërisë së Jordanisë një imazh pozitiv për gratë në botën arabe. Mbi të gjitha, ajo është shembull  se forca e një vendi qëndron jo vetëm në vendet dhe traditat e tij turistike, por edhe në njerëzit e atij vendi. Kjo ka bërë që Rania të fitoj simpatinë nga te gjitha gratë dhe vajzat kudo ne planet. Ndaj dhe aktivitetin kryesor te saj ja ka dedikuar atyre. Shquhet  për veshjet e thjeshta, por mjaft elegante qe i japin një nur të veçantë, dhe që gëzon respekt të madh në qarqe të larta shoqërore. Zoti e bekoftë Mbretëreshën Rania për gjithë punën e saj.

Elmedina Ismajli

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që në fillim të “Big Brother VIP”, Fifi ka qenë…