Mbretëria e Bashkuar, plus 888 viktima të tjera

19 prill 2020 | 11:28

Është rritur në 15 464 numri i personave të vdekur virusi “korona” i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar, me 888 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Departamenti i Shëndetit Britanik në “Twitter” njoftoi se që nga fillimi i krizës së virusit janë testuar gjithsej 357 023 persona, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 21 389 teste.

Autoritetet shëndetësore, të cilat më 16 prill zgjatën masat e bllokimit për tri javë të tjera, konfirmuan gjithsej 114 217 raste pozitive të koronavirusit në vend. Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez sapo ka konfirmuar se do zgjasë…