Mbretëria e Bashkuar: Rusia po humbet trupa si në luftën e Afganistanit

23 maj 2022 | 08:27

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se në tre muajt e parë të ‘operacionit të saj special ushtarak’, Rusia mund të ketë pësuar një numër të ngjashëm viktimash me atë të përjetuar nga Bashkimi Sovjetik gjatë luftës 9-vjeçare në Afganistan.

Taktikat e dobëta, mbulimi i kufizuar ajror, mungesa e fleksibilitetit dhe qasja komanduese e cila është e përgatitur të përforcojë dështimin ka çuar në këtë shkallë të lartë të viktimave, e cila vazhdon të rritet në ofensivën e Donbasit, sipas raportit të ministrisë.

Ministria shtoi se publiku rus, në të kaluarën, është dëshmuar i ndjeshëm ndaj viktimave të pësuar gjatë luftërave të zgjedhura, ndërsa viktimat e pësuar në Ukrainë vazhdojnë të rriten.

Pak ditë më parë, Rusia shpalli fitoren në Mariupol pas betejës disamujore për të pushtuar qytetin-port.

Luftëtarët e fundit që mbronin impiantin Azovstal të qytetit tashmë janë dorëzuar, kanë bërë të ditur zyrtarë rusë./euronews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota po përballet me sfida “të frikshme” përfshirë pandeminë e…