Mbreti i Spanjës kërkon që Katalonia të tërhiqet nga pavarësia

25 dhjetor 2017 | 19:31

Mbreti i Spanjës, Felipe VI, në fjalimin e tij për Krishtlindje i ka bërë thirrje parlamentit të ri të Katalonjës që të heq dorë nga lëvizjet e mëtejshme kah pavarësia nga Madridi.

“Rruga përpara nuk mund të çojë edhe njëherë në konfrontim ose përjashtim, që siç e dimë, vetëm prodhon mosmarrëveshje, paqartësi, ankth”, tha mbrëmë Felipe në një fjalim televiziv.

“Në Katalonjë, rruga duhet të mos çojë përsëri në konfrontim apo dështim”, tha mbreti 49 vjeçar.

Ky fjalim u bë disa ditë pas zgjedhjeve në Katalonjë, në të cilat partitë separatiste fituan me një shumicë të ngushtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen…