Mbrojtësi i Maltës: Mund të nxjerrim pikë ndaj Kosovës

10 tetor 2018 | 16:48

Qendërmbrojtësi i Maltës, Andrei Agius, e ka vlerësuar Kosovës si ekip shumë të fortë, por është shprehur i bindur se përfaqësuesja e tij mund të nxjerr pikë të enjten në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të frymëzuar nga barazimi 1-1 kundër Azerbajxhanit, lojtarët e Maltës po synojnë të vazhdojnë me mbledhjen e pikëve në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Pas dy ndeshjeve, Malta gjendet e fundit në Grupin 3, me një pikë, ndërsa Kosova është lidere me 4 pikë. “Mendoj se ky ekip i Maltës mund të nxjerrë pikë ndaj çdo kundërshtari të grupit”, ka thënë Agius. “Duke filluar me ndeshjen në Prishtinë, e dimë se Kosova ka ekip shumë të fortë. Për mendimin tim ata janë favoritë për të kryesuar grupin sepse kanë top-lojtar, por besoj se ne mund të bëjmë diçka më shumë”, ka shtuar qendërmbrojtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për çështje kushtetuese në Kuvend filloi debatin për inicimin…