Mbrojtësi i Milanit mposhti Covidin

17 janar 2022 | 13:03

Trajneri Stefano Pioli ka marrë një lajm shumë pozitiv paraditen e sotme teksa ka mësuar se një nga lojtarët e skuadrës është rikuperuar nga Covid-19.

Alessio Romagnoli ka rezultuar negativ ndaj Covid-19. Romagnoli do të kthehet në stërvitjet e Milanit që nga dita e nesërme dhe ai do të jetë i gatshëm për sfidat e radhës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Milanit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa theksohet se do jetë i gatshëm lojtari që në ndeshjen e radhës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar…