Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt: Jemi gati për gjyq pas 30 gushtit

14 korrik 2021 | 18:09

Mbrojtja e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, në konferencën e gjashtë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj klientëve të tyre, e cila është mbajtur sot në Hagë, kanë deklaruar se kanë kryer shumë hetime deri më tani, mirëpo u nevojitet të ndjekin edhe disa linja hetimi, duke përfshirë këtu edhe intervistimin e disa personave në Kosovë dhe Serbi.

Avokat i Hysni Gucatit, Jonathan Rees, ka thënë se do të ishin gati për gjyq pak kohë pas 30 gushtit. “Kemi dhënë një listë të dëshmitarëve të cilët kërkojmë që t’i ftojmë, ku përcaktojmë identitetet e tyre dhe sipas temave tregojmë se për çfarë çështje do të dëshmojnë ata. Shpresojmë që një kërkesë e tillë, që kur çështja t’i paraqitet trupit gjykues, do të ketë seanca të mëtejshme për përgatitje ku do t’u kthehemi sërish këtyre çështjeve. Ka disa fusha ku mund të ketë nevojë të vazhdojnë hetimet. Nuk parashikojmë që kjo t’i vonojë çështjet më tej. Do të ishim gati për gjyq pak kohë pas 30 gushtit dhe kemi arritur këtu ku kemi thënë që do të ishim”, ka thënë Rees.

Në shtator të vitit të kaluar janë arrestuar dy ish-krerët e OVLUÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori në çështjen për krerët e Organizatës së Veteranëve të…