Mbrojtja i drejtohet dëshmitarit: Nga e di që Salih Mustafa ishte personi që të rrahu?

22 shtator 13:21

Dëshmitari i parë në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës është duke vazhduar ta japë dëshminë e tij në sallën e gjyqit.

Avokati i Mustafës e ka pyetur dëshmitarin se nga e di ai që Salih Mustafa ishte personi që e ka rrahur.

“Atë personin që po ma përmend që 100 herë nuk ki nevojë me përmend shumë herë. Kam treguar që nuk e kam njohur, as nuk e kom ditë as kush është. Ai zotëria që po e mbron ti është ky? Tregova nga e di. E kam marrë shumë mirë vesh kush është kanë kryesori në atë vend dhe mund të jetë vetëm ai, pse kush tjetër?”.

“Ka pasur shumë njerëz e kanë ditë krejt mandej. Nuk mundem me dhënë emra të huaj. Kam ardhur me dhënë dëshmi për veti. Ata në Zllashë e dinë se ky person ka qenë aty kryesori, jo veç një person po e dinë krejt dhe ju e dini më mirë se unë. Unë se kam sjellë këtu as nuk me intereson për të”, ka thënë dëshmitari.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka deklaruar se…