Mbrojtja kërkon lirimin e Nasim Haradinajt

29 shtator 2020 | 16:02

Avokati i Nasim Haradinajt, Bes Martens në seancën e sotme të Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar lirim të menjëhershëm të klientit të tij.

“Mbrojtja ka dorëzuar një mocion për hedhjen poshtë të këtyre akuzave dhe lirimit të menjëhershëm të klientit tim. Prokuroria tha se po bëhet proces i shpejtë e se aktakuza po përpunohet shpejt, por unë s’kam dëgjuar një datë prej tyre. Klienti im ka përfunduar në paraburgim. Kjo punë kërkon shumë javë dhe muaj. Duhet të rishikoni akuzat ndaj klientit tim. Ai s’është akuzuar për krime lufte. Ky është tribunal për krime lufte dhe klienti im s’është i akuzuar për krime lufte”, ka thënë avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt, Martens.

Nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale, të cilën e ka quajtur me afat të skaduar.

“Nuk e kam njohur këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk do ta njoh. Tash jemi me afat të skaduar pas 2 gushtit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes mes Arbërisë dhe Feronikelit,…