Mbyllen pikat doganore të Greqisë, shkak protesta e sindikatave

31 mars 2024 | 16:01

Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Policinë e Shtetit se pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë, do të jenë të mbyllura për shkak të protestës nga sindikatat greke nga 2 prilli deri më 4 prill.

Lajmi është përcjellë nga policia shqiptare që bën me dije se për shkak të grevës nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve.

“Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Policinë e Shtetit, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë, do të jenë të mbyllura për shkak të protestës nga sindikatat greke. Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Në këtë kuadër, të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit grek, në këtë periudhë kohore, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar Kakavijë, Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë, të përdorin pikat e tjera të kalimit për në shtetin grek”, bën me dije policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 93-vjeçar ka humbur jetën sot në Vlorë, pasi u…