Mbyllen shtatë lokale nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore

30 maj 2018 | 17:22

Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle dhe inspektime në 28 bare dhe lokale të ndryshme në Kosovë dhe inspektorët kompetentë kanë mbyllur shtatë prej tyre.

Sipas njoftimit të policisë, në këto lokale, autoritetet kanë hasur në 183 femra, prej tyre 122 shtetase të Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe një shtetase bullgare.

“Të gjitha shtetaseve të huaja u janë konfiskuar dokumentet (në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lënë ftesat për tu paraqitur në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, e luajtur në Zvicër,…