Mbyllen stadiumet në Holandë, shkak rritja infektimeve me Covid

12 nëntor 2021 | 18:49

Rritja e vazhdueshme e infektimeve me Covid-19 po e çon Holandën drejt një bllokimi të ri. Futbolli mund ta pësojë, duke qenë se qeveria duket se po ndalon grumbullime publike për tre javë.

Një hipotezë që ka tërbuar drejtuesit e futbollit holandez: “Me shqetësim të madh kemi marrë parasysh masat e reja të mundshme kundër koronavirusit – thuhet në një deklaratë të ashpër të lëshuar nga Federata e Futbollit dhe ligat profesionale – Është zhgënjyese të shohësh që qeveria me sa duket nuk po shikon burimet e infeksionit. Nuk janë stadiumet, siç është përfolur”.

Përveç tifozëve që e pësojnë, vendimi mund të ndikojë në fatin e kombëtares dhe klubeve të përfshira në kupat e Europës, të detyruara të luajnë në stadiume bosh pa mbështetjen e publikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasdori gjerman Jorn Rohde ka takuar sot anëtarët e Komisionit…