Mbyllet aeroporti në Londër

12 shkurt 2018 | 10:33

Një prej aeroporteve të Londrës u mbyll për shkak të një “kërcënimi” të hershëm.

“London City Airport” mbylli dyert pasi gjatë punimeve paraprake për zgjerimin e tij u gjet një bombë e Luftës së Dytë Botërore.

Fluturimet do të mbeten të pezulluara gjatë gjithë ditës së hënë. Zyrtarët thonë se mbi 16 mijë pasagjerë preken nga kjo.
Bomba u gjet rreth orës 05:00 me orën lokale të së dielës.

Në mbrëmje, pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë, zyrtarët vendosën që ta mbyllin aeroportin.
Punëtorët e zgjerimit u zëvendësuan nga Royal Navy për çaktivizimin dhe zhvendosjen e pajisjes në një zonë të sigurtë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do ta vizitojë sot Kosovën…