Presidenti slloven viziton Kosovën

12 shkurt 2018 | 10:29

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do ta vizitojë sot Kosovën me ç’rast do të takohet me homologun e tij, Hashim Thaçi.

Sipas agjendës së takimeve, në orën 15:00 për presidentin slloven do të bëhet pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova” ku pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve.

Në orën 16:10 është paraparë deklaratë për media e dy presidentëve, kurse nesër, Kuvendi i Kosovës për nder të presidentit të Sllovenisë mban seancë solemne.

Vizita e Pahor bëhet në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Penale, rikthehet në rigjykim rasti “Monstra”, për të…