Aleanca rreshtohet pro ligjit për Specialen, Kadrijaj: Do ta votojmë

11 nëntor 2026 | 12:53

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se kjo parti do t’i përkrahë ndryshimet në ligjin për Specialen.

Kadrijaj ka theksuar se Aleanca nuk është konsultuar dhe nuk i di arsyet pse është tërhequr ligji.

“Ne po presim, ju e dini që na e kem përkrah. Përkundër që Aleanca nuk e ka votuar ligjin për Dhomat e Specializuara, kemi qenë kundër, kemi dhënë votën kundër, përkundrazi asaj ne kemi dalë në krahë, dhe në momentin që është proklamuar një ligj që do të bëhet një ligj për disa ndryshime e kemi përkrah në tërësi. Pavarësisht që nuk jemi konsoltuar kur është tërhjek ligji, nuk i kemi ditë arsyet pse është tërhjek ligji, ne prapë do të përkrahi”, ka thënë ajo në një lidhje direkte për “Kosova Live” në “T7”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), nën udhëheqjen…