“Monstra”, gjykimi fillon sot nga e para

12 shkurt 2018 | 10:21

Në Gjykatën Penale, rikthehet në rigjykim rasti “Monstra”, për të cilin akuzohen gjashtë persona.

Rigjykimi vjen me kërkesë të Prokurorisë Publike, pas anulimit të akt-gjykimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe pasi të dyshuarit u lanë të mbrohen në liri. Pala mbrojtëse beson në epilog pozitiv edhe atë për jo më shumë se katër seancë gjyqësore

Ekziston opsioni që edhe Prokuroria Speciale ta marr këtë rast, pasi ende Prokuroria speciale punon në stadiumit e hetimit të rastit dhe pasi nuk është caktuar cili prej prokurorëve të krimit të organizuar e prezanton mendoj që ekziston edhe ky opsion.

Nëse nuk do të ketë ndonjë anulim për ndonjë arsye teknike kushtimisht mendoj që për 4 seanca do të kryhet ky rast në gradën e parë. Ky rast së shpejti do të ketë epilog – tha Naser Raufi, avokat.

Familjarët e të akuzuarve shpresojnë në lirimin e plotë të dyshuarve. Bedri Hajdari beson se provat e dy Prokurorive do të dëshmojnë pafajësinë e gjashtë të akuzuarve.

Nesër mendimi im është që duhet sa më shpejtë të sillet një vendim të lirohen definitivisht sepse kështu unë konsideroj se akoma janë të burgosur meqë janë të kufizuar. Jo se unë dua që me çdo kusht të jetë në favor të familjeve tona por dua që gjykimi të jetë në favor të drejtësisë.

Shpresoj dhe apeloj që Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria Speciale ti bashkojnë argumentet dhe të dalin me një qëndrim dhe autorët e kësaj vepre ti vë para ligjit – u shpreh Bedri Hajdari, familjar.

Kohë më parë Gjykata Themelore e anuloi akt-gjykimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu nga fillimi, me kërkesë të Prokurorisë së Lartë Publike.

Pas këtij vendimi, nga paraburgimi u liruan Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Sami Luta. Pas vendimit për lirim, i akuzuari Fejzi Haziri për shkak të një vepre tjetër, fillimisht u dërgua në burgun e Shtipirt, ndërsa pak ditë më parë për shkaqe shëndetësore ky i fundit u la që të mbrohet në liri.

Fletë-arrestet ndërkombëtare për të akuzuarit e parë Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin janë ende aktive. Gjashtë të dyshuarit, akuzohen për vrasjen e 5 djemve të rinj dhe një peshkatari në liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Subjektet politike opozitare kanë filluar t’i tregojnë shenjat e para…