Mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës pas kërcënimit me bombë

28 dhjetor 2022 | 10:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pas kërcënimit me bombë.

Policia ka thënë se këcënimin e kanë pranuar në sot në orët e paradites, pa e saktësuar orën.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 28 dhjetor 1856 lindi në Staunton të shtetit Virginia,…