Mbyllen vendvotimet në Istog

17 dhjetor 2017 | 19:22

Për herë të tretë me radhë, qytetarët e Istogut u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e Komunës.

Për dallim nga orët e para të mëngjesit, në orët e pasdites numri i votuesve ishte më i madh.

Por, janë shënuar edhe parregullsi. Një person është shoqëruar në polici, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të blejë vota.

Bëhet fjalë për aktivistin e LDK-së, Selajdin Bytyqi.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia për Rajonin e Pejës.

Ndërkohë, në disa vendvotime të fshatrave të Istogut ka pasur edhe tentim për të votuar dy herë apo edhe votim me asistencë.

Votën e tyre e kanë hedhur edhe dy kandidatët për kryetar të Komunës, Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së.
Sipas KQZ-së, përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 15:00 ka qenë 28.81 për qind.

Në Istog, të drejte vote kishin rreth 49 mijë qytetarë.

Rivotimi në këtë komunë është bërë pasi Gjykata Supreme kishte vërtetuar ankesën e LDK-së se kishte pasur manipulim të votave me postë, vota këto që ishin për kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i ri shokues tregon se telefonat mobilë dhe…