McGregor nuk pensionohet, rikthehet më 18 janar

25 tetor 2019 | 13:30

Conor McGregor ka thënë se më 18 janar të vitit 2020 do ta bëjë rikthimin e tij në UFC, pavarësisht njoftimit për pensionim nga sporti i arteve marciale këtë vit.

31-vjeçari nuk ka luftuar në oktagon që nga humbja e pësuar nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229 në tetor të vitit 2018. McGregor në konferencë për shtyp ka thënë se është në gjendje të mirë fizike.

“Data është caktuar. Unë nuk merakosem se kush do të jetë kundërshtari im. Duhen 66 ditë për të krijuar një zakon. Tani unë shkoj herët në shtrat dhe, po ashtu, ngrihem herët”, ka thënë McGregor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se partneriteti me…