McGregori gati të sfidojë legjendën e UFC-së

04 qershor 2020 | 13:17

Conor McGregor është gati të përballet me një nga legjendat e arteve marciale mikse, Anderson Silva. Dy sportistët kanë një miqësi të mirë mes tyre, aq sa irlandezi e ka cilësuar Silvan si më të mirin në historinë e arteve marciale mikse.

Ky i fundit i ka bërë një ftesë McGregor për të dueluar mes tyre në peshën e mesme, peshë ku Silva ka bërë historinë si kampion i padiskutueshëm. Në këtë Divizion, ai u bë kampion bote në vitin 2006 dhe e mbajti titullin deri në vitin 2013, raporton “Telesport”.

Pas deklaratës së Silva për të dueluar ndaj McGregor ka ardhur përgjigjja e thjeshtë e irlandezit: “Pranoj!”. Një duel që duket disi i vështirë për t’u realizuar, duke qenë se Silva nuk duelon prej një viti dhe është 45 vjeç. Gjithsesi, për fansat e UFC-së kjo do të ishte një përballje e bukur mes dy prej ikonave të arteve marciale mikse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Agim ZOGAJ Bashkëpunimi me Rusinë Serbia e sotme,…