Më 1 korrik promovohet libri “Feja e Parasë – Kodi i Besimit Global” i autorit Artan Nimani
26 qershor 2026
| 23:22
Autori Artan Nimani ka botuar librin e tij më të ri, “Feja e Parasë – Kodi i Besimit Global”, një vepër që trajton paranë jo vetëm si mjet shkëmbimi, por edhe si një fenomen shpirtëror, kulturor dhe qytetërues që, sipas autorit, ka ndikuar thellësisht në formësimin e shoqërive, institucioneve dhe vlerave njerëzore.
Promovimi do të mbahet më 1 korrik 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, ku do të prezantohet dhe diskutohet përmbajtja e librit të tij më të ri.




