Më 10 dhe 11 tetor mbahet ‘Konferenca Ndërkombëtare Multidiciplinare në Gjeoshkencë’

05 gusht 2019 | 11:43

“Konferenca Ndërkombëtare Multidiciplinare në Gjeoshkencë”, e cila do të mbahet në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), më 10 dhe 11 tetor, ka zgjuar interesim tek shkencëtarët nga shumë vende të botës. Kjo u tha në takimin e Këshillit Organizativ (Fakulteti i Gjeoshkencave, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës), ku ishte i pranishëm edhe rektori i UMIB-it, Alush Musaj.

Sipas organizatorëve deri më 20 korrik, kur është mbyllur afati, për pjesëmarrje në konferencë janë regjistruar 86 pjesëmarrës.

Gjithashtu është bërë me dije se janë dorëzuar gjithsej 55 abstrakte, prej të cilave janë pranuar 42 sosh.

Përveç studiuesve nga universitetet vendore, në konferencë do të marrin pjesë edhe studiues dhe shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës, si nga Finlanda, Italia, Polonia, Turqia dhe Sllovenia.

Studiuesit që vijnë nga jashtë janë kryesisht profesorë në universitetet, me të cilat Fakulteti i Gjeoshkencave ka bashkëpunim.

Rektori, Alush Musaj, ka përgëzuar organizatorët për punën që po bëjnë.

Ai ka thënë se një konferencë e tillë ndikon në rritjen e interesimit të studentëve për punë shkencore si dhe në prestigjin e universitetit.

Musaj ka premtuar mbështetje për të gjitha fazat e konferencës.

Në takimin e Këshillit Organizativ u vendos për ftesat që duhet të dërgohen për institucionet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, të cilat do të kenë rastin dhe mundësinë që t’i shpalosin të arriturat e tyre etj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të…