Me 10 janar organizohet protestë për lirimin e Nezir Mehmetajt

28 dhjetor 22:01

Po bëhen dy vite nga arrestimi i Nezir Mehmetajt nga autoritetet serbe. Tri qeveri janë ndërruar deri më tani, por familja thonë se askush ende s’i ka ofruar ndihmën e nevojshme për lirimin e tij.

Vëllau i Nezirit, Valon Mehmetaj ka njoftuar se me datë 10 janar do të mbahet protestë në përkrahje të tij.

“Të dashur qytetarë për shkakun së fillimi i vitit 2022 janë ditë festive dhe institucionet tona nuk punojn atëhere data e protestes do mbetet 10.01.2022 në ora 13:00, kjo protestë do mbahet në Prishtinë përballë objektit të Qeverisë.

Kërkojmë përkrahjen tuaj qe protesta në fjalë të marr jehonë të madhe e të ndikoi në të gjitha instancat vendore e ndërkombëtare që të arrihet lirimi i shtetasit të Republikës së Kosovës dhe vellaut ton Nezir Mehmetaj nga kjo formë e padrejtë e mbajtjes” shkruan Valon Mehmetaj në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë…