Më 10 qershor Shoqëria Lëvizja vendos pllakë përkujtimore në shtëpinë e atdhetarit Shasivar Makolli

06 qershor 2023 | 13:01

Më 10 qershor Shoqëria Lëvizja do të vendos pllakë përkujtimore në shtëpinë e atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli.

“Më 10 qershor, në 125 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në 24 vjetorin e nënshkrimin e kapitullimit të Serbisë, Shoqëria Lëvizja vendos pllakë përkujtimore në shtëpinë e atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli”, thuhet në njoftimin e Shoqërisë Lëvizja.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar veprimtarë të çështjes kombëtare, Më 10 qershor, në 125 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në 24 vjetorin e nënshkrimin e kapitullimit të Serbisë, Shoqëria Lëvizja vendos pllakë përkujtimore në shtëpinë e atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli. Manifestimi në nder të këtij luftëtari të lirisë, shtëpia e të cilit u shndërrua në një bazë të fuqishme të luftës çlirimtare, do të fillojë me vendosjen e luleve te varri i tij, në varrezat e qytetit në Prishtinë,

TË SHTUNËN MË 10 QERSHOR 2023, NË 12:30. Pas kësaj ceremoni kortezhi do të niset për te shtëpia e familjes Makolli në Kodrën e Trimave, ku në orën 13 do të shpaloset pllaka përkujtimore. Me respekt Shoqëria Lëvizja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dokumentarin “Arnold”, i disponueshëm në Netflix, Arnold Schwarzenegger, diskutoi…