Më 11 maj Krasniqi mbron titullin e Evropës

05 prill 2019 | 18:24

Tjetër duel në sfond për Robin Haxhi Krasniqin, që do të ketë rastin ta mbrojë për herë të dytë titullin kampionit të Evropës.

Boksieri shqiptar në ndeshjen e radhës do të ballafaqohet me gjermanin Stefan Hartel. Në fakt, dueli ishte paraparë të mbahej kohë më parë, por gjermani ishte tërhequr në fund.

Përballja do të zhvillohet në “Stadthalle”, në qytetin gjerman të Magdeburg më 11 maj të këtij viti. Ky do të jetë dueli i 55-të për junikasin, që deri më tani ka 49 fitore, prej tyre 17 me “knockout” dhe vetëm 5 humbje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim me qytetarët e Vushtrrisë.…