Më 12 dhjetor sërish do të ngrehë titujt kampionë

19 tetor 2020 | 19:11

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBO dhe WBA), ka konfirmuar se më 12 dhjetor do të mbrojë titujt në një duel ndaj bullgarit Kubrat Pulev.

Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, duel i shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19 (ishte planifikuar për në qershor).

“Më 12 dhjetor unë do të ngrehë sërish lart në qiell titujt kampionë bote në peshën e rëndë dhe ju garantoj se ato do të jenë sërish në Britaninë e Madhe”, ka thënë Joshua në një intervistë për “Sky Sports”. “O2 Arena” është një stadium me histori, ku kanë rënë të gjithë rivalët e mi. Më vjen keq që këtë herë nuk do të ketë fansa edhe pse shpresoj se, duke respektuar normat e sigurisë, ta sigurojmë praninë e disave. Kjo do të vendoset më vonë. Unë respektoj çdo rival. Respektoj edhe Pulevin”, ka deklaruar Joshua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me propozim të Ministrisë së Financave, sot Qeveria e Republikës…