Më 21-22 nëntor mbahet turneu i boksit “Adem Jashari”

08 nëntor 2020 | 13:52

Më 21-22 nëntor do të mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”, ka njoftuar Federata e Boksit të Kosovës.

Deri më tash pjesëmarrjen e kanë konfirmuar boksierë nga gjashtë shtete: Bullgaria, Zvicra, Sllovakia, Maqedonia, Mali i Zi e Shqipëria, ndërsa po pritet konfirmim edhe nga Suedia e Kroacia.

Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se pasi palestra e sporteve në Prishtinë është e rezervuar në atë datë, turneu “Adem Jashari” do të mbahet në palestrën “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë.

“FboxK do të respektojë këshillat e dala nga IKSHPK, MKRS,M.SH. që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajner, delegate, mjek sportive etj.) turneu do te zhvillohet pa publik”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit. Gjysmëfinalet do të organizohen më 21 nëntor nga ora 17:00. Ndërsa finalet më 22 nëntor nga ora 12:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të pandemisë së koronavirusit do të hyjë në…