Më 24 janar mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, Tahiri ka një porosi për deputetët

21 janar 2022 | 18:11

Më 24 janar do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, në të cilën do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka theksuar se kundërshtimi i përbashkët si opozitë ndaj këtij propozimi, pritet ta ketë mbështetjen edhe të shumicës parlamentare, në mënyrë që mos të lejohet rritja e tarifave të energjisë për konsumatorët, të cilëve, sipas tij, nuk duhet t’ju shtohet barra financiare edhe më shumë pas pasojave të shumëfishta që ka shkaktuar pandemia në këto dy vite.

“Në seancën e jashtëzakonshme do të shprehim qëndrimet dhe propozimet për gjendjen e krijuar si dhe kundërshtimet tona përballë Qeverisë, e cila tashmë është përcaktuar padrejtësisht e gabimisht për rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti, Armend Zemaj, ka thënë se vendi…