Më 24 maj vjen në Kosovë shkrimtari i madh turk Orhan Pamuk

11 maj 2023 | 21:31

Më 24 deri më 26 maj do të qëndrojë për vizitë në Kosovë shkrimtari i madh turk, Orhan Pamuk.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se është kënaqësi e veçantë ta presim në Kosovë shkrimtarin e madh turk, fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk.

“I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës. Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, e premte, shënohet 25-vjetori i rënies së heroit Agron…