Më 25 nëntor 2021 mbahet ankandi i letrave me vlerë

18 nëntor 2021 | 09:53

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 25 nëntor 2021 do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”,  ka njoftuar Ministria e Financave dhe Transfereve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dyshuari për atentatin ndaj Presidentes së Haitit, Jovenel Moiz,…