Më 3 prill hapet panairi i punës në Prizren

20 mars 2019 | 15:19

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se më 3 prill do të hapet panairi i punës në këtë komunë.

Sipas njoftimit për media, ky panair do të mbahet në qendrën sportive “Sezai Surroi”.

“Më 3 prill 2019, e mërkurë, në qendrën sportive ‘Sezai Surroi’ në Prizren, mbahet Panairi i punës. Panairi i punës organizohet në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Regjistrimi për punëdhënësit (kompani, organizata) dhe punëkërkuesit ka filluar”, ka njoftuar  Komuna e Prizrenit, e cila drejtohet nga Mytaher Haskuka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët e…