Më 3 qershor fillon turniri tradicional ‘Labinot Aliaj – Labi’

22 maj 2023 | 12:51

Më 3 qershor do të mbahet turniri tradicional (futboll i vogël) ‘Labinot Aliaj – Labi’.

Këshilli Organizativ ka njoftuar se paraqitja e ekipeve do të bëhet çdo ditë nga data 22 maj, në numrin kontaktues 044/ 493601.

Turniri do të mbahet në fushën e “Ibos” në Istog.

Për fituesit e vendit të parë dhe të dytë do të ketë edhe shpërblime.

Labinot Aliaj – Labi ka ndërruar jetë në nëntor të vitit 2020 dhe ky turnir tradicional mbahet në përkujtim të tij.

Labinoti ishte asamblist në Kuvendin Komunal të Istogut, një djalë modest, kreativ, shembull për rininë, me plot energji dhe zë i fuqishëm i rinisë në qytetin e Istogut.

Labi ishte ndër tifozët më të flaktë të FC Istogut, ishte gjithmonë prezentë në tribuna duke e përkrahur klubin e zemrës së tij.

May be an image of 2 people and text that says 'TURNIR TRADICIONAL LABINOT ALIAJ-LABI FUTBOLL I VOGEL (4+1) Turniri do të mbahët mè 03.06.2023 fillon në ora 17:00 në Istog, fusha e "Ibos"-Istog Paraqitja Tërheqja Ekipeve mund të bèhet çdo dite, nga data: 22.05.2023 Keshilli Organizativ Pjesëmarrja per ekip eshtë 40 Euro shortit do tẽ behet LIVE në Facebook RTV "Fontana"-Istog "-Istog me datën: 02.06.2023 ora 21:00 Vendi parè do shperblehët me 1500 Euro kupe dhe medalje Vendi dytë me 500 Euro kupë dhe medalje Lojtari më mirë Portieri mẽ mirë Ceremonia finales zhvillohët me datën 12.06.2023 dhe fillon prej ores 19:00 PER PARAQITJE: +383 44 493 601 2023'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte raportuar se mesfushori Joshua Kimmich do të largohet nga…