Kimmichi nuk largohet nga Bayerni

22 maj 2023 | 12:40

Ishte raportuar se mesfushori Joshua Kimmich do të largohet nga Bayern Munchen në afatin kalimtar të verës dhe t’i bashkohet Barcelonës, por kjo gjë nuk do të ndodh.

Sipas gazetarit të mirënjohur të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, Barça nuk kanë kontaktuar ende me lojtarin, kurse në anën tjetër Kimmish, që si agjent i vetes ka nisur negociatat e para me Bayernin për një zgjatje të kontratës. 28-vjeçari ka një kontratë aktuale që skadon në vitin 2025 me gjigantët e Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nait Hasani, i mbijetuar i masakrës së burgut të Dubravës,…