Më 5 dhe 6 shtator promovohen produktet tradicionale në Drenas

27 gusht 2019 | 15:24

Organizata Joqeveritare “Bliri” në Drenas, do të organizojë një panair më 5 dhe 6 shtator 2019 në sheshin “Fehmi Lladrovci” në këtë komunë.

Ky panair ka për qëllim fuqizimin e ekonomik të grave në biznese, artizanale tradicionale, përpunimin e pemëve dhe perimeve, kultivimin e mjaltit si dhe përpunimi i drurit.

“Ftohen të gjithë të interesuarit e komunës së Drenasit dhe me gjerë, të jenë pjesë e këtij panairi i cili do të promovojë produktet vendore. Ju mirëpresim!”, ka njoftuar komuna e Drenasit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Akademisë Verore të organizuar nga Universiteti Amerikan…