Më 5 dhjetor publikohet traileri i GTA 6

03 dhjetor 2023 | 10:06

Rockstar Games ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X se traileri i GTA 6 do të publikohet më 5 dhjetor.

Megjithatë ende nuk dihet se kur do të lansohet video-loja e shumëpritur, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, shumë njerëz janë të emocionuar dhe postimi i Rockstar Games në X që njofton lansimin e trailerit ka marrë tashmë 136 milionë shikime prej dje.

Kanë kaluar 10 vjet që kur Rockstar Games publikoi Grand Theft Auto 5, e cila është video-loja e dytë më e shitur ndonjëherë pas Minecraft, pasi ka shitur më shumë se 185 milionë kopje.

Rockstar Games ka gjasa të ketë punuar në GTA 6 për disa vite, por konfirmimin se është duke punuar në këtë lojë e bënë në shkurt të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“The Sun” ka shkruar se diva e muzikës “pop” Rita…