Me 81 vota të deputetëve Maqedonia e ndërroi emrin

11 janar 2019 | 20:13

Me shumicë votash, konkretisht 81 vota, Parlamenti i Maqedonisë votoi ndryshimet kushtetuese, ndërsa me këtë procesi i Marrëveshjes së Prespës. 

Tashmë emri zyrtar i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë pranuar edhe disa nga kërkesat e opozitës shqiptare.

Paraprakisht, shumica e deputetëve votuan kundër amendamentit të Elizabeta Kançeska Milevska, e cila kishte kërkuar që termi “Republika e Maqedonisë Veriore” të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm-ndërkombëtar, ndërkohë që në përdorim të brendshëm, në të gjitha dokumentet, të përmendet “Republika e Maqedonisë”.

Votimi i sotëm u bë i mundshëm pas arritjes së marrëveshjes midis Bilall Kasamit të BESËS dhe kryeministrit Zoran Zaev, pasi shumicës parlamentare i mungon dy votat e dy deputetëve të BESËS.

Për ndryshimin e emrit kanë votuar edhe tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO, si dhe deputeti i partisë GROM, Panço Minov.

Dy deputetët e BESËS dhe dy të Aleancës për Shqiptarët i tërhoqën nga dy amendamente, ndërsa dy të tjerë u mbështetën nga Parlamenti i Maqedonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e PDK-së, Izmi…