ME BO VAKI SONTE

25 qershor 2023 | 20:35

Sabile Keçmezi-Basha

Me bo vaki sonte
Me i qel sytë nata para kohe
Qoftëlargut do të zihet fryma
Në ëndrrën tonë të fjetur

Me bo vaki sonte
Lëkura copë-copë të bie nga shtati
Gjaku të rrjedh si krua
Me duart tona të lodhura
Të heqim ndryshkun nga udhët
Me pikëpyetje që i shtruam
Me bo vaki sonte
Me na u grisë historia
Kush do e arnoj pastaj
Dalmaten e Rozafës

Me bo vaki sonte
Me u kalua Ura e Siratit
Mëkatarit nga goja
Dhëmbët do i shkulen
Një nga një
Deri sa të qelë drita

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur njerëzit mësojnë se si forcat ruse i trajtojnë të…