Më e votuara e PDK-së në Vushtrri

19 tetor 2021 | 18:50

Kandidatja për asamble të Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hava Rruka-Mlinaku, ka dal të jetë kandidatja më e votuar në Vushtrri.

Mlinaku ka marrë mbi 500 vota dhe kështu ka fituar të drejtën të jetë asambliste në mandatin katërvjeçar.

Hava Mlinaku përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë ata që ia kanë besuar votën e tyre.

Postimi i plotë i Mlinakut:

Thellësisht mirënjohëse ndaj të gjithëve #500+

Faleminderit të gjithëve që besuan në mua  për atë që unë përfaqësoj  dhe që treguan besimin e tyre në mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Faleminderit ekipit tim, vullnetarëve tanë si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur!

Unë kam besim në qytetarët e Vushtrrisë dhe së bashku do ta përmbyllim balotazhin me Ferit Idrizin kryetar, për Vushtrrinë dhe të ardhmen e qytetarëve të saj.

Bashkë për Vushtrrinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) në raportin e fundit të vitit 2021…