Me homazhe shënohet përvjetori i sulmit të parë ndaj Familjes Jashari dhe Dita e Veteranit

30 dhjetor 2020 | 15:33

Për nder të përvjetorit të sulmit të parë ndaj Familjes Jashari, njëherësh Ditës së Veteranit,  kreu komunal, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin e komunës Nuredin Lushtaku, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Policinë e Kosovës, si edhe bashkëpunëtorë të tjerë, filluan shënimin e kësaj dite me nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin e qytetit.

Homazhet me pas vazhduan në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ku u nderua kontributi i jashtëzakonshëm i familjes Jashari në lirinë e vendit.

Në shenjë nderimi homazhe u bënë edhe në Kompleksin e Varrezave në Marinë, ku nderuan të gjithë të rënët në altarin e lirisë.

Image may contain: 2 people, people standing, cloud, sky, tree, outdoor and nature

Kryetari Jashari me rastin e këtij përvjetori, ngriti lart kontributin e dhënë nga dëshmorëve të kombit, të cilët jetësuan ëndrrën shekullore për liri dhe pavarësi. “Ne sapo bëmë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari, së bashku me Shoqatat e dala nga lufta, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asamblistë, shoqëri civile, policinë duke përkujtuar me nder dhe respekt sakrificën e gjithë dëshmorëve, në veçanti të familjes Jashari, gjatë sulmit 29 vjet më parë, është një periudhë me plot sakrifica, vuajtje deri në çlirimin e vendit, por që sot na jep kurajë dhe vullnet për të ecur përpara dhe për të realizuar amanetin e dëshmorëve që ranë për këtë ditë të sotme”, u shpreh Jashari.

Për nder të kësaj date në seancën e Kuvendit Komunal, në shenjë nderimi u mbajt një minutë nderim për të gjithë dëshmoret e kombit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atdhetare Aliu shpall të pavlefshme ID kartelen e kolegjit të…