Me këngën për Adem Jasharin, forcat RENEA nga Shqipëria garojnë në Dubai – aty ishin edhe ekipet elite nga Serbia

07 shkurt 2024 | 16:04

RENEA, grup i forcave speciale nga Shqipëria, është bërë pjesë e garës ‘UAE Swat Challenge’ që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.

Gjashtë efektivë të RENEA-s u bënë pjesë e kësaj gare duke treguar aftësitë e tyre. Këtë të mërkurë ata kanë realizuar garën e pengesave, që ishte pjesë e “Ditës së pestë’ të garave.

Teksa po merr pjesë në këtë garë ndërkombëtare, reparti elitë i policisë shqiptare ka lëshuar këngën e Medës kushtuar komandantit legjendar, Adem Jashari.

RENEA ishte ekipi i 42-të me radhë në ditën e stome për të treguar kualitet e tyre, ndërsa dy njësite të Serbisë (SAJ dhe Kobra) garuan fare pak minuta pas tyre.

Në këtë organizim marrin pjesë gjithsej 73 forca speciale nga e gjithë bota.

Forcat RENEA do të testohen në pesë kategori të ndryshme: Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit.

Në këtë garë do të ndahen edhe çmime për forcat speciale që marrin më shumë pikë nga këto gara. Çmimi i parë përfiton 80 mijë USD, i dyti 40 mijë USD dhe i treti 30 mijë USD. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të…