Me këtë armë u qëllua Shinzo Abe, ish-kryeministri i Japonisë

08 korrik 2022 | 08:58

Arma me të cilën u krye sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ishte e punuar nga vetë sulmuesi, raportojnë mediat japoneze.

Ajo ishte një armë gjahu që ishte bërë në kushte shtëpie. Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari po tentonte të vriste ish-kryeministrin Shinzo Abe, duke qëlluar me një “pajisje të ngjashme me armë”.

Personi i dyshuar u arrestua menjëherë në vend të ngjarjes nga policia.

Personi që u arrestua u identifikua si Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, banor në qytetin Nara, me akuzën për vrasje në tentativë në orën 11:32 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale.

Ish-kryeministri është në gjendje kritike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ish-kryeministri i…