Me LVV-në apo PDK-në? Ky është vendimi i LDK-së për balotazhin në Prizren

02 nëntor 2021 | 21:32

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, nuk do të përkrahë as LVV-në a as PDK-në në balotazh.

Nëpërmes një postimi në ‘Facebook’ LDK e ka bërë të ditur këtë vendim, të cilin e ka marr sonte kryesia e kësaj partie në Prizren, përcjell Demokracia.com

‘Qytetarët e Prizrenit, përfshi edhe simpatizantët e votuesit tanë, do ta kenë rastin t’i dëgjojnë edhe njëherë programet qeverisëse të dy kandidatëve përgjatë fushatës së balotazhit dhe në bazë të tyre të vendosin lirshëm se ku ta japin votën e tyre’, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ky është njoftimi i plotë i LDK-së në Prizren:

Në takimin që sapo mbajtëm, kryesia e LDK-së në Prizren, vendosi që të mos i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar të Prizrenit.

Qytetarët e Prizrenit, përfshi edhe simpatizantët e votuesit tanë, do ta kenë rastin t’i dëgjojnë edhe njëherë programet qeverisëse të dy kandidatëve përgjatë fushatës së balotazhit dhe në bazë të tyre të vendosin lirshëm se ku ta japin votën e tyre.

Ne LDK-ja e kemi mbyllur garën tonë dhe do të fillojmë menjëherë të merremi me veten, të bëjmë analizën e thellë të performances në këto zgjedhje, e në bazë të saj do ta fillojmë pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radhëve tona.

Dalja në votim është e drejtë demokratike dhe ne i ftojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë duke votuar sipas vullnetit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e…