Më në fund, pas tri javësh, Rusia raporton më pak 9 000 të infektuar

18 maj 2020 | 11:53

Rusia të hënën raportoi 8 926 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), numri më i ulët i rasteve ditore që nga fillimi i muajit.

Numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 290 678 dhe numri i të vdekurve në Rusi u rrit në 2.722, pasi 91 persona të tjerë vdiqën gjatë 24 orëve të fundit, tha ekipi i urgjencës së vendit në një raport të përditshëm.

Gjithashtu është rritur dhe numri i të shëruarve duke arritur në 2.836 në të njëjtën periudhë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 70.209, shtohet në deklaratë. Vendi vazhdon testimin masiv për COVID-19 në përpjekje për të zbuluar sëmundjen në fazat e hershme, kur është më pak ngjitëse.

Deri më tani janë kryer rreth 7.1 milionë testime, të cilat nxorën 264 mijë persona të dyshuar me virus.

Përkundër masave të rrepta, të cilat përfshijnë bllokimin e kryeqytetit Moskë, ndalimin e hyrjes së të huajve dhe personave pa shtetësi, dhe pezullimin e trafikut ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor, Rusia është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi për sa i përket numrit të rasteve. Katër zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Kryeministrin Mikhail Mishustin dhe Zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, u shtruan në spital për shkak të koronavirusit dhe dy të tjerë u trajtuan me sukses në shtëpi.

Pas origjinës në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën.

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 4,8 milionë dhe kanë humbur jetën 316.711 persona, ndërsa numri të shëruarve ka tejkaluar 1.8 milion. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetrajneri i liderit të Superligës së Kosovës, Ballkani, Ismet Munishi,…