Me numrin 19, Arbnora Berisha kandidon për asamble në Prishtinë, ky është mesazhi i saj
Arbnora Berisha, është kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në Prishtinë, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Ajo garon me numrin 19 në listën e Vetëvendosjes në qytetin e Prishtinës.
Berisha ka shkruar në rrjetet sociale se pas një mandati angazhimi në Asamblenë Komunale të Prishtinës, i është besuar sërish kandidimi nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ky vendim erdhi si rezultat i vlerësimit të angazhimit tim të vazhdueshëm ndër vite dhe përkrahjes së sinqertë nga shumë aktivistë e aktiviste që më dhanë mbështetjen e tyre të plotë. Kjo më obligon të vazhdoj rrugën time me përkushtim, duke mos u ndalur, duke qëndruar besnike dhe gjithmonë në shërbim të qytetarit të Prishtinës. Prandaj, kërkoj edhe një herë besimin dhe përkrahjen tuaj për mandatin e radhës. Bashkë për +4 vite të tjera pune, angazhimi e përgjegjësi. Më votoni në listën e VV-së me Nr. 19 Përkrahja juaj është forca ime!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.



