Me pamjen e tij si fëmijë por me moshë shumë herë më të madhe, blogeri rus shkakton sensacion të madh në internet

26 qershor 2021 | 23:08

Pamja e tij si fëmijë e ka bërë Hasbulla Magomedov shumë të famshëm dhe videot e tij janë bërë virale në të gjitha mediat sociale.

Hasbulla është një bloger nga Dagestani, Rusi dhe ka pothuajse 2 milionë ndjekës në rrjete sociale. Megjithatë ajo që e bëri të famshëm brenda natës, ishte një video e një sherri. Para pak ditësh ai madje ka sfiduar edhe ish-kampionin e peshave të lehta Henry Cejudo, sfidë të cilën ai e ka pranuar.

Ai është 18 vjeç, por për shkak të gjendjes së tij, shumë njerëz mendojnë se është fëmijë.

Në mediat ruse raportohet se Hasbulla ka Growth Hormone Deficiency (GHD) – Mangësi të Hormonit të Rritjes, e njohur më shpesh si “nanizëm”.

Ai ka një pamje dhe zë si fëmijë dhe 18-vjeçari është 1 metër i gjatë dhe peshon rreth 16 kilogramë .

https://www.youtube.com/watch?v=38J0oP7-6Ko

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 90 minutave nuk pati fitues në ndeshjen Itali –…