“Me plis për në Paris”, Kurti i lumtur për fitoren e Bad News Eagles

08 prill 2023 | 22:57
“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja!”.

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles për të tretin vit më radhë është kualifikuar në ligën më prestigjioze në këtë video-lojë, Major, që këtë vit do të mbahet në Paris. Për t’u kualifikuar në turneun e madh të CS:GO Blast Paris Major, BNE është përballur me ekipin FaZe, që renditet i dyti në botë.

Kësaj fitore të BNE-së i është gëzuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në llogarinë e tij në Instagram iu ka uruar suksese dh fitore të reja.

“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja!”. – ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jugosllavia u kërcënua me ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me shtetin…