Me punë nderojmë veten dhe atdheun

26 tetor 2023 | 21:40

Rrëfimi i radhës vjen për dy firma të njohura në Gjermani, Hajdari & Alba-Clean. Këto firma shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer disavjeçar në shumë projekte të përbashkëta. I gjithë ky sukses vie në saje të punës dhe besimit të ndërsjellë të pronarëve Xhevdet Hajdari dhe Haki Godanci.

Hakiu është pronar i firmës Alba-Clean në qendër të Bonit dhe veprintarinë e saj e realizon pothuajse në gjithë Republikën e Nrw.  Firma ka rreth 100 punëtor dhe i gjithë ky investim dhe rritje  e biznesit është bërë në saje të përkushtimit dhe mirëbesimit të Hakiut me të punësuarit aty. Vet rritja e numrit të të punësuarve flet për seriozitetin dhe korrektësinë për realizimin e obligimeve ndaj klientëve.   Përmirësimi i cilësisë së punës dhe komentet pozitive të klientelës së këtij biznesi janë synimi i stafit të kompanisë. Ne nuk ndjehemi rehat nëse klientët tanë ndahen të pakënaqur me shërbimet tona, theksojnë stafi i kompanisë Alba-Clean.

Haki Godanci numëron shumë prona imobile në këtë rajon. Ai  është një djalë i veqantë, i cili përveq përkushtimit ndaj punës në kohën e lirë mirret me folklor. Ai i këndon jetës, punës e mallit për atdhe. Me këngët e tij na e largon mërzinë nga jeta e rëndë në kurbet dhe na lidhë emocionalisht e shpirtërisht me familjet tona në mëmëdhe. Kur ai fillon këngën ne bëhemi sy e veshë, e përveq duartrokitjeve e brohoritjeve shpeshherë e shoqërojmë me kor.

Gjevdet Hajdari ështëpronar i firmës “Hajdari”.  Veprimtaria e kësaj firme është ndërtimi dhe meremetimi i objekteve. Puna e stafit të tij ka bërë bujë në këtë rajon dhe tashmë  pothuajse janë të pakonkurrencë në këtë drejtim. Tenderët milionësh flasin vet për punën që bën ky biznes. Rritja në numër të të punësuarve dhe kualiteti i punëve të kryera ka bërë që ky biznes serioz, sikurse edhe bizneset e sipërpërmendura, të rrisin jo vetëm reputacionin e tyre por edhe të Kosovës.

Gjatë vizitës që u kam bërë këtyre bizneseve jam ndjerë krenarë me arritjet e tyre. Gjithë ai investim është bërë në saje të një përkushtimi, bashkëpunimi e mirëbesimi të ndërsjellë. Ndjehem krenar të kem miqë që me punën e tyre të sinqertë kanë fituar besimin e institucioneve gjermane.

Le të jetë ky shkrim frymëzim për bizneset e shumta anembanë Gjermanisë dhe vendeve tjera ku jetojnë e veprojnë shqiptarët se vetëm me punë të sinqertë ecet drejt rritjes së bizneseve dhe një të ardhme të sigurtë.

U lumtë djema dhe paqi përherë vetëm suksese!

Sami Fejza 25.10.2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq konfirmoi se propozimi që ka…