Me rritjen e buxhetit mbi 100 për qind, bujqësia në Gjilan do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar

28 dhjetor 2022 | 14:17

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se me rritjen e buxhetit për bujqësinë mbi 100 për qind, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në Gjilan.

Këtë deklaratë, kreu i Gjilanit e ka bërë gjatë një punëtorie të organizuar për fermerët me temën “Planifikimi dhe Reformat në Bujqësi”, në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante.

“Para tyre shpalosëm disa nga projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm, nga rritja e sipërfaqeve me misër me qëllim të futjes së silazhimit si kulturë për përgatitje të ushqimit për kafshë; deri tek sistemi i ujitjes, trajnimet e vizitat studimore për fermerë, subvencionimi i ruajtjes së pemëve, subvencionimi i qumështit e inseminimi artificial i kafshëve”, është shprehur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajri Hamzaj shpall të pavlefshme dëftesat si dhe Diplomën e…