Më ruaj ëndrrën

13 dhjetor 2020 | 13:44

Pamja jote e pashlyeshme kurrë
Kornizë e varur murit të shpirtit tim
Rikthen kujtimet mëngjeseve tona
Ditëve të hershme me këngën e gjelit
Shtruar gjethesh në mbarim vjeshte.

Ti do jesh ngjizja e farës së fisit tim
Më the në të ikur drita e bardhë nga sytë.

Ne të pestit yje të dashur për Ty
Rrugëtuam gjatë dhe vazhdojmë
së bashku labirintheve të dashurisë.

Duke qenë kënga që zgjohesh në shpirtim tim
Ruaj ëndrrën me bekimin e rritës së frymës sate që aq fortë e doje.

Valbona R.Hadri
12.12.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i…