Më shumë se 200.000 rusë janë larguar nga mobilizimi

30 shtator 2022 | 13:12

Më shumë se 200,000 qytetarë rusë kanë ikur nga Rusia në Gjeorgji, Kazakistan dhe Bashkim Evropian që kur presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi më 21 shtator “mobilizimin e pjesshëm”, tregojnë të dhënat kolektive nga vende të ndryshme.

Përafërsisht 100,000 rusë kanë kaluar në Kazakistan gjatë javës së fundit, tha të mërkurën Marat Kozheyev, zëvendësministër i punëve të Brendshme të Kazakistanit.

Të paktën 53,000 persona kanë kaluar kufirin gjeorgjio-rus midis 21 dhe 26 shtatorit, tregojnë të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë të martën. Gati 66,000 qytetarë rusë kanë hyrë në Bashkimin Evropian gjatë javës së kaluar (19-25 shtator) – një rritje prej më shumë se 30% në krahasim me një javë më parë, tha të martën Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex.

Ky informacion nuk përfshin të dhëna nga Mongolia dhe Armenia, ku gjatë ditëve të fundit ka pasur po ashtu largim të shtetasve rusë. Të dhënat zyrtare nga Rusia nuk janë të disponueshme publikisht, dhe nuk dihet me saktësi numri i të larguarve nga vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Baldwin, ka folur si rrallëherë…